Flash

Dokumenti i rrallë/ 7 ultimatumet që Musolini i dha Mbretit Zog, pse i refuzoi

Lapsi.al 9 July 2018
Dokumenti i rrallë/ 7 ultimatumet që Musolini i dha Mbretit Zog, pse i

Gazeta franceze, “Le Matin”, ka botuar, të shtunën e 26 gushtit 1933, në faqen n°3, shkrimin e gazetarit të Daily Mail në Beograd, në lidhje me ultimatumin e Benito Musolinit (Duçes) drejtuar asokohe Mbretit Zog.

Çfarë përmbante më saktësisht ky ultimatum ? Aurenc Bebja ka sjellë tekstin e plotë, për publikun shqiptar, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Londër, 25 gusht. Nëpërmjet lidhjes telefonike. Matin.

Korrespondenti i Daily Mail në Beograd, të cilit i japim përgjegjësinë e plotë për informacionet në vijim, telegrafon se një lloj tensioni mbizotëron në qarqet politike të Shqipërisë, sepse mbreti Zog duket se ka refuzuar një propozim të Z. Musolini. Kjo kërkesë, që sipas disave është shprehur në formën e një ultimatumi të vërtetë, kërkonte marrjen e masave të mëposhtme në Tiranë :

1 – Zëvendësimin me zyrtarë me prejardhje ose kulturë italiane të të gjithë atyre që nuk janë;

2 – Shitjen e të gjitha veprave ushtarake shqiptare Ministrisë Italiane të Luftës;

3 – Zëvendësimin e shefit të policisë shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët aktualisht janë nënshtetas britanikë, me oficerë italianë;

4 – Shfuqizimin e traktateve ekonomike, aktualisht në fuqi, të firmosura nga Shqipëria me fuqitë e huaja;

5 – Rihapjen e të gjitha shkollave katolike (fetare) të mbyllura kohët e fundit;

6 – Mësim të detyrueshëm në shkollë të gjuhës italiane;

7 – Zëvendësimin e liceut francez të Korçës me një institucion italian.

Mbreti Zog duket se ka refuzuar (sipas gazetarit të Daily Mail) pranimin e paragrafëve 1, 3, 5 dhe 7 të kësaj shkrese dhe gjendet përballë një dileme të vërtetë, mes një aneksimi të mundshëm të vendit të tij nëse nuk u bindet kërkesave të Romës, ose një revolucioni tek populli i tij, nëse ai dorëzohet ndaj Mussolinit.

Duhet të theksohet se në kuadrin e Paktit të Tiranës qeveria italiane ka të drejtë të dërgojë trupa në Shqipëri nëse regjimi aktual është i kërcënuar.

Burimi: darsiani.com

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI