Flash

Padia e Ballës për Bashën kalon në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Lapsi.al 10 July 2018
Padia e Ballës për Bashën kalon në Gjykatën e Krimeve

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që padia e Taulant Ballës ndaj Lulzim Bashës për shpifje, të kalojë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Vendimi u mor gjatë seancës së sotme, ku u paraqit vetëm kreu i grupit parlamentar të PS-së. Kreu i PD-së kishte njoftuar se nuk ndodhej në Shqipëri.

“Lulzim Basha iu shmang edhe njëherë gjykatave, duke thënë se nuk ndodhej në Shqipëri. Unë nuk do të përballem me punonjës të tjerë, por me vetë Lulzim Bashën, në sallën e gjyqit. Atij i takon përgjegjësia për të mbrojtur deklaratat shpifëse që ka bërë në lidhje me implikimn tim në çështjen e kapjes së 3.4 milionë eurove në makinat Toyota, në portin e Durrësit. Do të jetë një proces i gjatë, por ftoj Bashën të vijë dhe të përballemi në gjykatë, për ato akuza që ka ngritur ndaj meje”, deklaroi Balla.

Më 24 qershor, në portin e Durrësit u kapën 3.4 milionë euro në dy makina Toyota, që vinin nga Belgjika. Tre ditë më herët, kreu i PD-së kishte akuzuar se paratë që po mbërrinin, kishin bekimin e Taulant Ballës, ndërsa ky i fundit reagoi duke e paditur për shpifje në gjykatë.

Të këshilluara

Bari, kapet shqiptari me 30 kg heroinë

Guardia di Finanza dhe dogana italiane kanë sekuestruar 30 kilogramë heroi në në portin e Barit. Në pranga ka rënë një i ri shqiptar e një vajzë greke që sap...

11:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI