Flash

Shtohet skandali/ Elia Zaharia: “Firma ime për prishjen e teatrit është falsifikuar”

Lapsi.al 10 July 2018
Shtohet skandali/ Elia Zaharia: “Firma ime për prishjen e teatrit

Pas një shkrimi të Lapsi.al se si “princesha” Elia kishte hedhur një firmë për prishjen e Teatrit Kombëtar, kur ka qenë gjyshi i bashkëshortit të saj që kishte nënshkruar ngritjen e asaj godine, Elia Zaharia ka pohuar për Lapsi se firma e saj është falsifikuar në letrën e 64 aktorëve që kërkonin shembjen e godinës dhe ngritjen e një teatri të ri. Pas insistimit të gazetarit se nëse në vijim del një dokument ku duket firma e saj aktorja, është përgjigjur: “Po të gjendet e ka vënë dikush tjetër, unë nuk kam firmosur kurrë”.

Në fakt “princesha” aktore ka mbajtur një qëndrim shumë më pranë atij grupimi që ishte për godinën e re. Dhe kjo mund të ketë bërë që grupi organizator, i udhëhequr nga legjendari Artan Imami, të ketë vendosur duke manipuluar emrin e saj në listë.

“Unë e vërtetoj se nuk kam qenë fare në Shqipëri, kam qenë me pushime”, ka thënë aktorja. Ky është rast i dytë që lista propagandistike e kërkuar me urgjencë dhe diktat politik del bllof. Më parë, edhe gruaja e Pirro Manit, Pavlina, deklaroi se bashkëshortit të saj që gjendet në SHBA i është falsifikuar nënshkrimi.

Me sa duket kjo puna e përdormit të aktorëve po vjen pak si era e marifeteve të “lali Erit”, që falsifikoi firmën e atij policit bashkiak që gjoja i kishte vënë gjobë PD-së pas protestës. Por çështja është se si mund të shkojnë kaq larg këta njerëz sa të gënjejnë edhe në peticione që i dërgohen kryeministrisë dhe presidencës?

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI