Flash

Jepet vendimi për Elvis Rroshin, 60 orë punë në komunitet

Lapsi.al 13 July 2018
Jepet vendimi për Elvis Rroshin, 60 orë punë në komunitet

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, u dënua me 60 orë punë në komunitet, ndërsa akuzohej për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, patenta e pasaporta, ishte i dënuar për përdhunim në grup si dhe përdorimin e disa emrave kur ishte emigrant në Itali.

Rroshi nuk dha asnjë prononcim për mediat dhe zgjodhi të hynte nga dera e pasme e gjykatës, ndonëse u ndje disi në siklet kur e pa sallën të mbushur plot me gazetarë e njërëz të interesuar për fatin e tij.

Për të u vendos fillimisht dënimi me 7 muaj e 15 ditë burg, por duke qënë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, gjykata e konvertoi dënimin me 60 orë punë në komunitet, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos takohet me asnjë të dënuar.

Përveç akuzave për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit ku fshehu dënimin në Itali me 1 vit e 4 muaj për përdhunim në grup, Prokuroria saktësoi se Rroshi është dëbuar nga tre vende europiane, Italia, Zvicra e Gjermania, por arsyeja nuk është zbuluar.

Ish-kryebashkiaku, i përzgjedhuri i kryeministrit Edi Rama, u detyrua të japë dorëheqjen pasi opozita i zbuloi atij rekordet kriminale në të kaluarën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI