Flash

Misteri/ Pse komshiu bërtet gol para se ju ta shikoni atë?

Lapsi.al 13 July 2018
Misteri/ Pse komshiu bërtet gol para se ju ta shikoni atë?

Në këtë botëror shumëkujt i ka ndodhur që të dëgjonte ushtimën gol, përpara sesa atij ti shfaqej në ekranin e tij. Për këtë janë shkruar shumë ankesa në rrjetet sociale.

Spsecialistët japin disa shpegime.

Së pari shpejtësia nuk është e njëjtë si të marrësh sinjalin direkt nga antena dixhitale dhe si ta marrësh atë përmes një boksi. Edhe më tej vonesa shtohet me 10 15 sekonda nëse në ekranin tuaj sinjali vjen përmes internetit.

Sepse interneti nuk është konceptuar për të shpërndarë video. Për të udhëtuar përmes tij videot priten në pjesë shumë të vogla që shpërndahen në drejtime të ndryshme. Disa nga këto pjesë marrin rrugë më të gjata ndërsa disa të tjera humbasin krejtësisht, çka e bën të detyrueshme rinisjen. Ky ‘balet” kërkon një fare kohe dhe është ajo që e shkaton vonesën.

Edhe më e madhe bëhet pritja kur ndeshjen kërkon ta shikosh përmes tabletës apo smartfonit në aplikacionin “TVSH Tani”.

Për siguri kompjuterat, tabletat dhe Smart TV për arsye sigurie i ruajnë disa sekonda brenda memorjes së tyre. Falë kësaj memorie edhe po pati ndonjë shkëputje të shkurtër, ajo rikuperohet dhe shikuesi nuk e ndjen. Por nga ana tjetër ky proces shkakton atë vonesën e tmershme që bën shpesh që komshiu të thërrasë gol, përpara se ne ta kemi parë atë aksion.

Burimi Le Monde/pergatiti Lapsi.al

Të këshilluara

Një virusi i ri seksual kërcënon botën

Një infeksion i rrallë i transmetuar seksualisht (STI) mund të shkaktojë një “emergjencë të shëndetit publik” brenda 15 vjetëve nëse nuk merret seriozisht, ka p...

20:56

Shenjat që keni gjetur partnerin ideal

Kur jetojmë një marrëdhënie dashurie, gjithnjë na shoqëron pyetja, a është njeriu i duhur. Edhe në rastin më të mirë, kur ai/ajo shfaqet plot përkushtim, dyshim...

14:15

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI