Flash

Shisnin kokainë, tre shqiptarë të arrestuar në Kallamata

Lapsi.al 13 July 2018
Shisnin kokainë, tre shqiptarë të arrestuar në Kallamata

Në një shtëpi të vogël në qarkun veriperëndimor të Kallamatës ishin të fshehur pesë shqiptarë, tre prej të cilëve janë arrestuar nga departamenti i narkotikëve. Në banesë u gjetën 56.4 gram kokainë, 30.8 gram hashash dhe 4.410 euro.

Shqiptarët, të moshës 22-31 vjeç, janë vënë nën akuzë për trafikun e drogës, pas informacioneve të marra se ata merreshin me shpërndarjen e kokainës dhe hashashit. Përveç sasisë së mësipërme të drogës, policia ka gjetur edhe materiale të tjera për paketimin e drogës, si dhe një pistoletë.

Policia sekuestroi edhe pesë telefona celularë. Shqiptarët e arrestuar do të dalin të hënën përpara gjykatës.

Të këshilluara

Aksident në Belsh, vdes 45-vjeçari (FOTO)

Një 45 vjeçar nga gjetur vdekjen pasditen e sotme në qytetit të Belshit. Policia sqaron se shtetasi Besnik Shehu, banues në fshatin Seferan, duke drejtuar motoç...

18:01

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI