Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Ligji për shembjen e Teatrit, PD do e çojë në Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 14 July 2018
Ligji për shembjen e Teatrit, PD do e çojë në

“Ne i bëjmë thirrje Presidentit të mos dekretojë ligjërimin e vjedhjes”. Partia Demokratike shikon mundësinë që ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe rindërtimi i një tjetri përmes skemës PPP, të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, duke mos i varur vetëm shpresat tek presidenti Ilir Meta, të cilit i është bërë thirrje që ligji të kthehet mbrapsht.

Mësohet se juristë të PD-së po bëjnë gati dosjen për në Kushtetuese, por duhet thënë se kjo gjykatë ka dy vjet e bllokuar, duke qenë se vetëm 2 anëtarë e kanë kaluar vetingun nga 9 që duhet të kishte. Jemi në kushtet kur gjykata s'mund të marrë vendim, por ka detyrim të pranojë ankimimin e opozitës dhe cështja të shqyrtohet kur të emërohen anëtarët e rinj të Kushtetueses. Opozita pretendon se ligji i miratur dhunshëm nga mazhoranca ka disa shkelje të Kushtetutës së vendit. 

© LAPSI.al 

Të këshilluara

Vdes komandanti i parë i nëndetëses 105

U nda dje nga jeta njëri nga komandantët e parë të nënëdetëseve shqiptare, Dr. Aleko Pojani. Aleko Pojani kreu shkollën ushtarake "Skënderbej" dhe më pas Aka...

10:48

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI