Flash

Thellohet afera/ Si e zhduku Rama Teatrin Kombëtar nga 'Ansambli Monumental'

Lapsi.al 14 July 2018
Thellohet afera/ Si e zhduku Rama Teatrin Kombëtar nga 'Ansambli

Dy ditë më parë Lapsi.al solli përmes një investigimi hapat e qeverisë 'Rama' që ndryshonin cmimin e tokës në zonën ku është Teatri Kombëtar, për t'i hapur rrugë favorizimit të kompanisë 'Fusha Sh.p.k' e cila do të shembë godinën e teatrit për të ndërtuar një të ri dhe disa kulla të tjera.

Sot opozita ka bërë publike dokumente të tjera që dëshmojnë se si Teatri Kombëtar është hequr me vendim qeverie nga zona e mbrojtur si 'Ansambël Monument Kulture'. Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi bëri publike dokumentet duke theksuar edhe njëherë se plani për shembjen e Teatrit Kombëtar ka nisur më herët nga qeveria.  

"Partia Demokratike po publikon sot dokumentat sesi Edi Rama ka përdorur pushtetin e kryeministrit në funksion të planit mafioz korruptiv për ndërtimin e Kullave në pronën e Teatrit Kombëtar, duke e hequr atë nga zona e Ansambël Monument Kulture. Dokumentat provojnë se qëllimi i Edi Ramës dhe Erion Veliajt nuk është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, por falja e pronës publike kompanisë Fusha sh.p.k., me synimin e vetëm të përfitimit korruptiv të rreth 205 milionë eurove", u shpreh Bardhi. 

Në vijim ai shtoi se vendimi i parë është marrë nga qeveria në prill të vitit 2000. Vendimi shpalli “Ansambël Monument Kulture” Aksin Kryesor dhe Qendrën Historike të Qytetit të Tiranës, duke përfshirë edhe Teatrin Kombëtar dhe zonën përreth tij. 

Sipas vendimit të qeverisë, ky ansambël monument kulture kishte një shtrirje të gjerë dhe korrespondonte me përfshirjen në të, të të gjitha ndërtesave me vlerë historike në qytetin e Tiranës, të cilat duhet t’i nënshtroheshin ruajtjes dhe restaurimit të tyre.

Ndërkohë në prill 2017, gjatë kohës kur opozita ishte ngujuar në cadër, dhe natyrshëm vëmendja e opinionit publik ishte përqëndruar tek kriza politike,  Edi Rama vendosi zvogëlimin e Qendrës Historike të kryeqytetit. Me vendimin e datës 12 Prill 2017 qeveria hoqi prej hartës së mbrojtur zonën e Teatrit Kombëtar dhe çdo zonë tjetër të Tiranës, ku ka planifikuar ndërtimin e Kullave.

"Vendimi për zvogëlimin Qendrës Historike është marrë pa patur asnjë argument ligjor, teknik apo historik. Argumenti i vetëm është pastrimi i parave dhe fitimi i miliona eurove nga Edi Rama, njësoj siç bëri kur ishte Kryetar Bashkie", tha Bardhi.

Më tej këshilltari ligjor i PD-së demonstroi përmes grafiteve se cdo zonë e hequr nga ansambli i qendrës historike të Tiranës aty ku është sot Teatri Kombëtar, janë ndërtuar apo janë planifikuar të ndërtohen kulla.

"Afera mafioze me Teatrin Kombëtar provon se Rama është gati të shkatërrojë gjithçka për interesat e tij personale dhe pasurimin e një grushti oligarkësh që ndajnë fitimet e paligjshme me të", tha Bardhi duke i bërë apel presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin. Më poshtë dokumentet e publikuara nga PD. 

© LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI