Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Vdes komandanti i parë i nëndetëses 105

Lapsi.al 14 July 2018
Vdes komandanti i parë i nëndetëses 105

U nda dje nga jeta njëri nga komandantët e parë të nënëdetëseve shqiptare, Dr. Aleko Pojani.

Aleko Pojani kreu shkollën ushtarake "Skënderbej" dhe më pas Akademinë e Marinës në Baku të ish Bashkimit Sovjetik në vitet 50.

Aleko Pojani ishte njëri nga komandantet e parë të nënëdetëseve shqiptare, i cili me nënëdetësen e tij 105, kreu misione shëmbullore dhe misterioze në detin Mesdhe.

Aleko Pojani ka qenë edhe komandant i Brigadës së Nëndetëseve në Bazën Ushtarako-Detare të Pashalimanit dhe pedagog në Akademinë e Marinës në Vlorë.

Aleko Pojani është autor i librit historik "Nëndetësja 105, kujtimet e një komandanti" botuar në vitin 2013 dhe mbante gradën Doktor i Shkencave.

Me vdekjen e Aleko Pojanit Flota Ushtarako-Detare shqiptare humbi një nga komandantët më të zot, Pashalimani njërin nga nënujësit më brilant dhe marina shqiptare Delfinin syshqiponjë.

Të këshilluara

Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza

Aeroplanë luftarakë izraelitë kanë kryer sulme kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës, në përgjigje të dhunës dhe "akteve terroriste" që grupi nxiti në...

08:31

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI