Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

"Turbina, një hale, një kapanon, një hangar, një barrakë kampesh pëqendrimi, një stallë derrash"

Lapsi.al 16 July 2018
"Turbina, një hale, një kapanon, një hangar, një

"As kam pikë fije dyshimi që çështja e Teatrit është e lidhur me zhdukjen e kujtesës të qytetit", kësaj bindjeje i qëndron akademiku Artan Fuga, i cili ka marrë pjesë në tubimet pro Teatrit dhe ka shkuar të shohë edhe godinën e re të servirur nga qeveria për Teatër, "Turbinën".

Fuga i ka vërejtuar të dyja godinat, edhe risinë Turbina, të cilën e ka përshkruar si më poshtë, në një shënim të tij në Fb:

"Dje vajta pashë gjoja ndërtesën e re, Turbina, për teatër. Ishte një halé e vërtetë, një kapanon, një hangar, një barrakë kampesh pëqendrimi, një stallë derrash, një depo misri. Një turp. Aty, aty, meritojnë të aktorojnë disa nga këta aktorët që na recitonin vargjet e Fan Nolit dhe na dolën karagjozë.

Turp!

As kam pikë fije dyshimi që ceshtja e teatrit është e lidhur me zhdukjen e kujtesës të qytetit, me lobitë e ndërtimit, me boshatisjen e territorit të Shqipërisë nga popullsia, me zhdukjen nga faqja e dheut e kulturës shqiptare, e historisë shqiptare, bashkë me të e ka pësuar e gjithë kultura, e kanë pësuar shkenca, arsimi, muzetë, sporti, kështjellat, vlerat arkeologjike që po vidhen, libri, drama shqiptare, opera shqiptare, kinemaja, gjithçka që mban shpirtin e një populli."

Të këshilluara

Moti sot/Priten surpriza pas mesditës

Paraditja e sotme në Shqipëri, dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta, por gradualisht në mesditë vranësirat bëhen të dukshme në të gjithë vendin. P...

08:45

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI