Flash

Operacion i madh në Prishtinë, arrestohen 3 të huaj dhe 1 kosovar të dyshuar për vrasje

Lapsi.al 18 July 2018
Operacion i madh në Prishtinë, arrestohen 3 të huaj dhe 1 kosovar

Një operacion policor mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Kosovës në disa lagje të Prishtinës ka çuar në arrestimin e 4 personave. 3 prej të arrestuarve janë shtetas të huaj, ndërsa tjetri është nga Kosova.

Të arrestuarit dyshohen se kanë kryer vrasje, ka bërë të ditur policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të një operacioni policor në Prishtinë, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vepra kriminale ka rezultuar me ndalimin e 4 personave të dyshuar; 3 shtetas të huaj dhe një kosovar. Shtetasit e huaj janë në kërkim ndërkombëtar, të dyshuar edhe për vrasje”, - ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Aksioni është fokusuar në lagjen Kalabria të Prishtinës, ku janë parë duke u arrestuar disa persona.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI