Flash

VIDEO/ Një zjarr i madh rrezikon Llogaranë, dhjetëra forca në luftë me flakët

Lapsi.al 19 July 2018
VIDEO/ Një zjarr i madh rrezikon Llogaranë, dhjetëra forca

Një zjarr i fuqishëm është aktivizuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Palasës në Himarë. Një sipërfaqe e konsiderueshme është djegur ndërsa burime të lapsi.al në vendin e ngjarjes raportojnë se flakët rrezikojnë një biznes dhe 2 banesa që ndodhen pranë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish dhe efektivë të policisë së zonës në përpjekje për të mbajtur flakët nën kontroll. Mësohet se ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga qytete të tjera për të vënë zjarrin nën kontroll pasi rrezikon që i të përhapet në pyllin e Llogarasë.

Deri tani nga flakët është përfshirë një hapësirë e madhe pylli. Paraprakisht dyshihet se zjarri ka rënë aksidentalisht, por do të jenë hetimet ato që do të zbardhin shkaqet. Edhe verën e kaluar zona e Llogarasë u godit disa herë nga zjarret. ©LAPSI.al

[video width="640" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/07/zjarr-ne-palase.mp4"][/video]

[video width="640" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/07/zjarri.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI