Flash

Lamtumirë Lu dhe Vlahutin, ne na latë peshqesh gropat e reformës

Lapsi.al 20 July 2018
Lamtumirë Lu dhe Vlahutin, ne na latë peshqesh gropat e reformës

Vizita flash në Tiranë e komisionerit të zgjerimit Hahn më shumë sesa vuri në pah një problem të ndërlikuar, atë për shkollën e magjistraturës, ishte një provokim relal për të parë se ç’po bëhet me reformën në drejtësi.

Komisioneri u përpoq t’i japë një dorë qeverisë duke përligjur dështimet në ngritjen e Këshillit të lartë të Prokurorisë dhe atij të Gjyqësorit. Ai u rreshtua me propozimin e socialistëve që, në mungesë të këtyre institucioneve, magjistratët e rinj të mos zgjidhen sipas rrugës që parashikon reforma.

Lexo më tej:

Gjithçka duhet të dini mbi debatin PS - PD për Shkollen e Magjistraturës

Por, përtej këtij debati teknik, “fatkeqësia”- siç e quajti ai- e mosemërimit dot të gjyqtarëve të rinj në vend të të djegurve nga vetting-u, ngre një pikpyetje tjetër: sa gropa, boshllëqe, pasaktësi dhe lëmshe kushtetuese po dalin nga ajo reformë e cila publikut po i serviret si një sukses i paimagjinueshëm që duhet kopjuar edhe nga vende të tjera të Europës?

Sot, dy vite pas ditës kur një parlament i frikësuar nga presioni ndërkombëtar votoi në bllok një arkitekturë të komplikuar ligjore, jemi afër buzës së greminës.

Një bilanc i thjeshtë tregon se përpos spektaklit të gijotinës për disa emra të përveçëm, asgjë nuk ka funksionuar.

Shkolla e magjistraturës është e bllokuar.

Në krye të prokurisë kemi një grua pa identitet, që ende nuk dihet nëse është militante apo thjesht e paaftë, e cila pranoi të zgjidhej vetëm me votat e njërës nga palët.

Ende nuk janë zgjedhur gjashtë prokurorët që do të formonin Këshillin e lartë të Prokurorisë.

Po të njëjtin fat ka dhe Këshilli i lartë i Gjyqësorit, të cilit   i mungojnë gjashtë togat e zeza.

Si pasojë e ngecjes së tyre nuk ngrihet dot Byroja Kombëtare e hetimit dhe SPAK-u, instrumentat që u shitën si garancia që do të bënte kërdinë mbi politikanët e korruptuar.

Po të vazhdojmë me tej, askush nuk i drejtohet dot Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar çmendurinë e ligjeve speciale të qeverisë, sepse asaj i ka mbetur vetëm 1 nga 9 anëtarët që duhej të kishte.

Edhe Gjykata e Lartë po merr të njëjtën rrugë, pasi ka mbetur vetëm me çerekun e 19 gjyqtarëve të saj.

Pas këtij enumeracioni, nuk është e vështirë të hedhësh dilemën: a mos paska qenë në korrik 2016 më i rëndësishëm ekspertimenti, sesa një korpus funksional ligjesh?

Mos vallë, qëllimi i diplomatëve ndërkombëtarë që arritën falë shantazheve dhe presioneve të votonin reformën në drejtësi, paskësh qenë të thërrisnin me urgjencë fitore, përpara se të shtronin rrugën e shërimit të një sistemi të kalbur?

Këto pyetje bëhen edhe më të mprehta sot, kur gjithë protagonistët e kësaj hisorie po thonë njëri pas tjetrit lamtumirë. Lu-së dhe Vlahutin-it tani u janë caktuar zëvendësat. Han dhe Mogherini nuk do të jenë më në detyrë pas zgjedhjeve europarlamentare të vjeshtës së ardhshme. Viktoria Nuland u bë kohë që nuk i mban më sytë nga Shqipëria.

Në një mënyrë apo në një tjetër, ata morën spaletat e meritave se realizuan në Shqipëri një eksperiment të paparë. Ndërsa neve që mbetëm këtu na lanë trashëgim një lëmsh që nuk funksionon dhe që do të duhen ndoshta shumë vite që të shplekset. Natyrisht nga pasardhësit e tyre, që do të kërkojnë të marrin grada të reja, për të zgjidhur të njëjtin hall gjithnjë e më të vjetër.   

©lapsi.al

Të këshilluara

Largojeni dorën e Erdoganit nga Shqipëria

Javën e shkuar, gazetarët e gazetës dikur më të madhe të Turqisë, ZAMAN, u dënuan me 8 deri në 10 vjet burg si anëtarë të një organizate terroriste të armatosur...

12:41

Sa i kushtuan aktorët e blerë Lali Erit?

Kam folur me shumë miq të mij që janë ndjerë të shkurajuar, ditët e fundit, teksa shihnin si shiteshin njëri pas tjetrit  disa nga korifejtë e skenës sonë të te...

14:57

Pse Europa po mbizotëron Kupën e Botës?

Për trajnerin dhe ish-futbollistin uruguajan Oskar Tabarez, kjo nuk mund që quhet as edhe një histori. “Mos më pyet për diçka që është e vetëkuptueshme. Unë men...

23:01

Erdogani, sulltani i parë i Turqisë moderne

Pasi presidenti Erdogan të bëjë betimin në Ankara, Turqia kalon nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial. Të dielën me dekret ai liroi nga detyra më shu...

16:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI