Flash

Tritol dyqanit në Tiranë, prona në emër të sipërmarrëses Drita Lulos

Lapsi.al 20 July 2018
Tritol dyqanit në Tiranë, prona në emër të

Shpërthim me eksploziv ne Tiranë gjatë orëve të natës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Kurti” reth orës 02.00 të natës.

Eksplozivi i është vënë katit të parë të një pallati, i cili është përshtatur si dyqan, pronë e shtetases Drita Lulo.

Emri i Drita Lulos doli në media disa javë më parë gjatë vetingut të vëllait të saj, gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo.

Ai pretendoi se e motra, pikërisht Drita Lulo i kishte dhënë borxh një shumë prej 480 mijë dollarësh. Drita Lulo rezulton të jetë një sipërmarrëse e suksesshme me profesion inxhiniere, që ka në pronësi të saj, si aksionere, plot 4 kompani të cilat lidhen me investimet në fushën e hidrocentraleve dhe marrjen me konçension të tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI