Flash

Kanosi me armë dy të rinj, arrestohet 31-vjeçari nga Fieri

Lapsi.al 21 July 2018
Kanosi me armë dy të rinj, arrestohet 31-vjeçari nga Fieri

Një 31 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kanosur me armë 2 të rinj.

Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kurjanit” në Fier.

Bushi Hatillari, 31 vjeç, banues në Roskovec u arrestua pasi " pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit J.T, 27 vjeç, banues në Kurjan dhe D.H, 35 vjeç, banues në Vadhishtë"

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit tip pistoletë "ZASTAVA" së bashku me krëhërin e saj, 6 fishekë pistolete dhe 1 gëzhoje arme zjarri tip pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" të parashikuar nga Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

Të këshilluara

Athinë, gruaja shqiptare kapet me kokainë

Një grua 48 vjeçe është arrestuar të premten (20 korrik) pasi policia gjeti 1 kilogram kokainë të groposur në oborrin e shtëpisë së saj në Athinë. Sipas medi...

10:17

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI