Flash

Projektligji/ Zbulohen pagat e kupolës shtetërore në Kosovë

Lapsi.al 21 July 2018
Projektligji/ Zbulohen pagat e kupolës shtetërore në Kosovë

Sipas projektligjit të ri për pagat në Kosovë, i pari për nga pagesa do të jetë i pari i shtetit, pasuar nga kryeministri, kryekuvendar e kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Hashim Thaçi do të ketë pagë 2868 euro, pagë kjo që mban koeficientin 12.

Kryeministri, kryetari i kuvendit e kryetari i Gjykatës Kushtetuese me projektligjin e ri parashihet të paguhen me 2629 Euro në muaj.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryeprokurori i shtetit, Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial do të marrin pagë prej 2390 Euro.

Posti i zëvendëskryeministrit ka koeficient 9 apo pagë 2151 euro.

Deputetët, ministrat, drejtori i AKI-së, gjyqtarët e gjykatës kushtetuese e ata të supremes parashihet të kenë pagë bazë prej 2031 euro.

Kryetari i kryeqytetit do te ketë pagë 1912, derisa 359 euro me pak do të paguhen kryetarët e komunave të tjera.

Çdo zëvendës ministër do të ketë pagë bazë 1434 euro.

 

Të këshilluara

Athinë, gruaja shqiptare kapet me kokainë

Një grua 48 vjeçe është arrestuar të premten (20 korrik) pasi policia gjeti 1 kilogram kokainë të groposur në oborrin e shtëpisë së saj në Athinë. Sipas medi...

10:17

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur sot në Vlorë tek zona e Ujit të Ftohtë. Policia thotë se shtetasi Nikola.M., duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksident...

07:59

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI