Flash

Surprizat e motit/ Fundjava afrikane, por nga e hëna fillon shiu

Lapsi.al 21 July 2018
Surprizat e motit/ Fundjava afrikane, por nga e hëna fillon shiu

Deti dhe pishinat, do të jenë e vetmja mundësi për t’i shpëtuar temperaturave përvëluese të kësaj fundjave.

Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë Shqipërinë, ka bërë që termometri këtë të shtunë të arrijë vlerën e 36 gradëve.

Shkodra, Tirana, Elbasani, Fieri, Berati dhe Gjirokastra janë qytetet që kanë përjetuar temperaturat më të larta.

Por parashikimet flasin që temperaturat të tejkalojnë vlerën e 38 gradëve përgjatë të dielës, duke e bërë dhe ditën më të nxehtë të kësaj vere deri tani.

Krejt ndryshe do të nisë java. Temperaturat pritet të pësojnë rënie të menjëhershme me 8 gradë, si dhe i gjithë vendi të përfshihet nga rreshjet e shiut, sipas “Klan”.

Kjo situatë do të zgjasë vetëm pak ditë, për të rikthyer të nxehtin përvëlues në 26 Korrik.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI