Flash

Gjithçka duhet të dini për risinë më të re të Instagram

Lapsi.al 22 July 2018
Gjithçka duhet të dini për risinë më të re

Instagrami mund të bëhet i lodhshëm. Postime pa fund, njoftime nga ish i dashuri, faqe false që të ndjekin, kometet që lë fisi nëpër foto. Të gjitha këto mund të rregullohen lehtësisht, me ndihmën e versionit të ri të Instagram.

Sipas The Verge, Instagram do të përfshijë një rubrikë që i lejon përdoruesit të zgjedhin kush i ndjek e kush jo. Në fjalë të tjera, mund të bësh dikë të të mos ndjekë, duke klikuar tre pikat përbri emrit dhe duke zgjedhur Remove. Me vetëm dy hapa, përdoruesi s’ju ndjek më.

Nuk jeni të detyruar të bllokoni dikë, si më përpara dhe personi tjetër nuk njoftohet e nuk e kupton veprimin e ndërmarrë. Sidoqoftë, nëse profilin e keni privat, gjërat mund të bëhen pak të sikletshme, pasi atyre do t’u duhet t’ju ndjekin sërish. Domethënë do ta kuptojnë që i keni hequr nga lista e ndjekësve.

Momentalisht, rubrika po testohet dhe pritet që së shpejti të jetë e përdorshme nga çdokush.

Të këshilluara

Si ti largoni puçrrat

Ato janë një inflamacion i lëkurës në të cilën gjëndra e yndyrës infektohen me baktere, fryhen dhe mbushen me qelb. Zakonisht përhapen në fytyrë, qafë, shpinë ...

13:55

Risia e re e instagramit, një trend negativ

Rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandarë e jona dhe fatkeqësisht e kemi shumë të vështirë të ndahemi nga to. Pavarësisht se na marrin shumë kohë dhe janë b...

14:23

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI