Flash

Lista/ Mbyllen resortet dhe lokalet në bregdet, nuk jepnin kupon tatimor

Lapsi.al 22 July 2018
Lista/ Mbyllen resortet dhe lokalet në bregdet, nuk jepnin kupon tatimor

2,4 milionë lekë shkelje janw konstatuar nga tatimet gjatw kontrollit tw dhjetwra lokaleve dhe bizneseve nw bregdet.

Burime zyrtare nga Ministria e Financave bëjnë me dije se, nga ana e inspektorëve të Hetimit Tatimor janë bllokuar ambientet e 6 tatimpaguesve për 30 ditë kalendarike për mos lëshim kuponi tatimor (rasti i përsëritur). Mes bizneseve të bllokuara ka edhe resorte të njohura.

Subjektet e bllokuara janë:

Tropikal Resort, Durrës;

Piratët, Dhërmi;

Kompleksi San Pietro, Golem, Durrës;

Restorant “Kalaja e Tetovës”, Zona Plazhit Iliria, Durrës;

Restorant Ibiza, Gjiri i Lalëzit, Durrës;

Market Bolena, Sarandë;

Gjithashtu, janë gjetur 7 subjekte të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat janë marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt TVSH;

18 tatimpagues janë konstatuar në shkelje të mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti parë);

3 tatimpagues nuk kanë të instaluar pasjisjet fiskale dhe 5 të tjerë nuk i mbajnë pajisjet fiskale në gjendje pune;

Gjatë kontrolleve janë evidentuar 13 subjekte që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI