Flash

Mësoni oraret kur nuk këshillohet të dilni në plazh

Lapsi.al 22 July 2018
Mësoni oraret kur nuk këshillohet të dilni në plazh

Rrezet e forta të dielit në stinën e verës mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme të lëkurës. Për këtë arsye, dermatologët këshillojnë që nga ora 11:00 deri në orën 16.00 nuk duhet të qendrojmë në diell, pasi dehidratohet lëkura.

Ndërsa përsa i përket kremit kundra diellit, ai duhet të aplikohet mbi lëkurë një herë në dy orë dhe sa herë që dalim nga uji.

Dermatologia Loreta Kuneshka tregon: “Rrezet dëmtojnë lëkurën edhe bëjnë një plakje më të shpejtë të saj. Domëthënë, bëjnë që lëkura të dëmtohet, të thahet, të dehidratohet. Dhe kjo është shumë problem për femrat sepse sjell plakje të parakohshme të lëkurës”.

Dielli nuk shkakton vetëm dëmtim estetik të lëkurës, sipas dermatologes.

“Gjithashtu këto rreze janë kancerogjene sepse dëmtojnë strukturën e qelizave të lëkurës dhe mund të sjellin shfaqjen e kancerit të lëkurës, qoftë në një lëkurë normale, qoftë edhe në nishane ekzistuese. Mund të bëjnë që nga nishane normale ato mund të kthehen në nishane të dëmshme për lëkurën”, shpjegon dermatologia për Top Channel.

Lëkura më delikate është ajo e fëmijëve. Sipas mjekes, rrezet e diellit i zenë të vegjëlit edhe kur janë në çadër. Për këtë arsye, rekomandohet që ata të pushojnë buzë detit vetëm në orët e para të mëngjesit.

Të këshilluara

Si ti largoni puçrrat

Ato janë një inflamacion i lëkurës në të cilën gjëndra e yndyrës infektohen me baktere, fryhen dhe mbushen me qelb. Zakonisht përhapen në fytyrë, qafë, shpinë ...

13:55

Risia e re e instagramit, një trend negativ

Rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandarë e jona dhe fatkeqësisht e kemi shumë të vështirë të ndahemi nga to. Pavarësisht se na marrin shumë kohë dhe janë b...

14:23

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI