Flash

Arrestohet grabitësi tjetër në Fier, punonte natën me kushërirën

Lapsi.al 23 July 2018
Arrestohet grabitësi tjetër në Fier, punonte natën me

Policia ndaloi autori tjetër të vjedhjes me armë të 1 karburanti dhe tentativës për vjedhje të 2 karburanteve të tjerë. Ai quhet Emiljano Grembi, është 22 vjeç dhe banon në Belinë të Patosit. Sipas policisë, Grembi punonte bashkë me kushërirën e tij, 31 vjeçaren Anna Malaj me të cilën ndante paratë nga grabitjet.

"Emiljano Grembi në bashkëpunim me kushërirën e tij, shtetasen Anna Malaj (e cila u ndalua nga policia një ditë më parë) nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti" thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI