Flash

Goditet grupi i shqiptarëve në Greqi, kapen 4 kg kokainë dhe drogëra të tjera

Lapsi.al 23 July 2018
Goditet grupi i shqiptarëve në Greqi, kapen 4 kg kokainë dhe

Tre shqiptarë dhe tre grekë janë arrestuar nga policia gjatë mbrëmjes së djeshme, si pjesëtarë të një organizate kriminale që shiste kokainë dhe drogëra sintetike në Athinë dhe Mikonos.

Siç shkruajnë mediat greke, të arrestuarit prej disa kohësh ishin mbajtur nën vëzhgim për tu arrestuar dje.

Tre shqiptarët janë të moshave  26, 28 dhe 33 vjeç, ndërsa tre grekët të moshës 28, 31 dhe 45 vjeç. Arrestimet janë bërë në disa zona të Atikës (Paleo Faliro, Patisia dhe Kamatero) dhe në Mikonos.

Gjatë kontrolleve në banesa dhe makina është sekuestruar 4 kilogramë kokaine, 5 kilogramë metamfetaminë, 350 gram kanabis dhe 99.495 euro.

Gjithashtu janë kapur edhe një pistoletë, njëzet e dy fishekë, dy makina, një motor, tre peshore saktësie dhe 16 telefonat celular.

Të këshilluara

Ndërron jetë i aksidentuari në Korçë

Ka ndërruar jetë në spital i aksidentuari i para pak orëve në qytetin e Korçës. Raqi Meraj ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga përplasja. M...

21:15

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI