Flash

200 kg marijuanë në Fushë-Krujë, 4 të arestuar

Lapsi.al 24 July 2018
200 kg marijuanë në Fushë-Krujë, 4 të arestuar

Rreth 200 kg lëndë narkotike marijuanë dhe 4 litër vaj hashashi, janë kapur nga policia e Lezhës pranë aksit rrugor Fushë Krujë-Mamurras. Lënda narkotike u bllokua gjatë transportimit të saj, ndërsa në pranga kanë përfunduar 4 persona.

Tofik Koleci, 54 vjeç, banues në Krujë, Miri (Ardit) Koleci, 32 vjeç, banues në Krujë, Mirand Qira, 42 vjeç, banues në Krujë, si dhe Ndriçim Doku, 39 vjeç, banues në Krujë akuzohen për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Gjatë kontrollit atyre iu është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë.

Vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të këshilluara

Athinë, rritet numri i viktimave

Sipas CNN-it grek, numri i viktimave ka shkuar në 74 persona në Athinë. Por ekziston frika se mund të rritet numri i të vdekurve, pasi ka të dhëna për person...

16:48

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI