Flash

Ambasada jonë në Athinë: Nuk ka shqiptarë mes viktimave në Greqi

Lapsi.al 24 July 2018
Ambasada jonë në Athinë: Nuk ka shqiptarë mes viktimave

Nuk ka shqiptarë mes viktimave të zjarreve në Greqi. Të paktën deri mesditën e të martës, ambasadojë në Athinë njofton se nuk janë identifikuar shtetas nga Shqipëria mes personave që kanë humbur jetën në pyjet e Atikës.

"Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar. Ndërkohë, në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar. Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijëmësi me autoritetet kompetente" është njoftimi i plotë i ambasadës.

Dyshimet janë se disa prej shqiptarëve që punonin në tavernat e Atikës mund të kenë humbur jetën, megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar dhe informacionet janë të pasakta, në një kohë kur flakët nuk janë fashitur ende.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI