Flash

Asnjë masë ndaj prokurorit Arjan Ndoji, avokatët solidarizohen me kolegun e dhunuar

Lapsi.al 24 July 2018
Asnjë masë ndaj prokurorit Arjan Ndoji, avokatët solidarizohen me

Dhoma e avokatisë në Durrës bën me dije se do të bllokojnë gjykatat për 2 ditë në shenjë proteste për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre Ilia Ilia.

Përmes një deklarate për mediat avokatët e Durrësit teksa kërkojnë zbardhjen e kësaj ngjarjeje, avokatët bëjnë me dije se kanë kanë vendosur që me datë 26 dhe 27 korrik të ndërpresin të gjitha proceset gjyqësore në gjykatat e Durrësit dhe Kavajës.

“Dhoma e avokatisë Durres denon dhunen e perdorur ndaj avokatit Ilia Ilia, me date 19.07.2018, si dhe cdo akt dhune te ushtruar ndaj cdo personi per te ushtrimit te detyres se tij.

Zbardhja e kesaj ngjarje i mbetet organeve kopetente te policise dhe prokurorisë, por nga ana jone si dhome avokatie per ngjarjen e mesiperme shprehim indinjaten tone, duke reaguar si me poshte;

Me date 26 dhe 27.07.2018 te gjithe avokatet e dhomes ne shenje proteste nuk do te marrin pjese ne gjykimin e ceshtjeve penale, civile dhe administrative qe do te zhvillohen ne gjykaten e e rrethit gjyqësor Durres, ne gjykaten administrative Durres, ne gjykaten e rrethit gjyqësor Kavaje, si dhe ne gjykaten e Apelit, duke marr pjese vetem ne ceshtjet penale qe lidhen me masat e sigurimit personal.

Kete vendim dhoma e avokatise Durres e mori ne mbledhjen e saj te dates 23.07.2018.”- thuhet në deklaratën e tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI