Flash

Bllokohen në Vlorë dy gomone me vlerë 42 mijë euro, dyshohen se janë përdorur për veprimtari kriminale

Lapsi.al 24 July 2018
Bllokohen në Vlorë dy gomone me vlerë 42 mijë euro, dyshohen

Sekuestrohen dy gomone në Vlorë, me vlerë tregu në total 42.000 Euro. Bllokimi i mjeteve lundruese u bë nga Sektori Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve të dyshuar për kryerjen e veprës penale Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Konkretisht u sekuestrua një mjet lundrues, gomone 7.4 metra e gjatë, me vlerë tregu 12.000 euro, në pronësi të shtetasit G.M., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u sekuestrua një tjetër mjet lundrues, gomone 10 metra i gjatë, me vlerë tregu 30.000 euro, në pronësi të shtetasit A.V., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI