Flash

FOTOT/ Pamje të rënda nga Greqia, tym, flakë dhe njerëz të shokuar në pritje për t'i shpëtuar

Lapsi.al 24 July 2018
FOTOT/ Pamje të rënda nga Greqia, tym, flakë dhe njerëz

Greqia po përjeton një tragjedi kombëtare me dhjetëra të vdekur pasi zjarret në pyje kanë bërë kërdinë në gjithë vendin që prej ditës së djeshme, raporton “Protothema”.

Imazhet tronditëse të postuara nga qytetarët e zakonshëm që largoheshin nga vendpushimi i Matit në Lindjen e Attikës, që u godit nga zjarret po bejne xhiron e mediave sociale.

Fotot tregojnë njerëz të lodhur që mezi mbahen në këmbë në breg në mes të tymit duke pritur që të shpëtohen nga anijet e marinës të vendosura nga Ministria e Mbrojtjes Greke për të ndihmuar në përpjekjet për evakuim.

Imazhet tregojnë njerëz të dëshpëruar që rreshtohen në bregdet, ndërkohë që një foto tregon një qen të ngordhur në një shkëmb në mes të ujit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI