Flash

Gazetarja shqiptare në Athinë: Zjarri apokaliptik dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm

Lapsi.al 24 July 2018
Gazetarja shqiptare në Athinë: Zjarri apokaliptik dyshohet të

Gazetarja shqiptare me banim në Athinë, Elona Gjergo, u shpreh gjatë një lidhje telefonike për Report Tv se dyshohet për biznesmenë të përfshirë në vënien e zjarrit në Greqi.

Flakët gjigante përfshinë pjesën bregdetare të Atikës, në verilindje të Athinës, duke shkaktuar deri tani 74 viktima dhe 300 të plagosur, ndërsa mijëra të tjerë janë deklaruar të zhdukur.

Sipas gazetares Gjergo, zjarri mendohet i qëllimshëm për të shkatërruar bregdetin e Atikës.

“Këtë vit mendohet se zjarri është vendosur nga dorë njeriu. Dyshohet për biznesmenë të implikuar, të cilëve mund t’iu interesojë shkatërrimi i bregdetit të Atikës. Komuniteti shqiptar këtu në Greqi është angazhuar maksimalisht për të mbështetur popullin grek në këto momente të vështira. Shoqata e emigrantëve të shqiptarëve në Greqi ka bërë thirrje për këdo që mund të ndihmojë ekonomikisht viktimat e prekura nga kjo fatkeqësi.”- është shprehur gazetarja shqiptare

Autoritetet greke kanë shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat e zjarreve./Report tv

Të këshilluara

Digjen dy punonjës të OSHEE në Vlorë

Dy punonjës të OSHEE-së në qytetin e Vlorës janë plagosur nga djegie të rënda gjatë punës. Mësohet se dy punëtorët ishin duke punuar për të riparuar një defe...

18:50

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI