Flash

Kalon Vettingun, konfirmohet në detyrë kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori

Lapsi.al 24 July 2018
Kalon Vettingun, konfirmohet në detyrë kryetari i Gjykatës

Konfirmohet në detyrë kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Vendimi u deklarua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjykuese përbëhet nga kryetari Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko ndërsa Zaganjori nuk ishte i pranishëm në seancë.

Në seancën dëgjimore të 20 korrikut, Zaganjori u shpreh se kishte mbështetur reformën në drejtësi dhe se kishte dorëzuar të gjithë dokumentet e nevojshme. Ndërkohë relatorja Palema Qirko ishte shprehur se procesi i rivlerësimit ndaj Zaganjorit se të ardhurat nuk justifikojnë pasuritë e vëna nga subjekti.

Pritet të jetë zbardhja e që do të sqarojë si është marrë vendimi. Procesi i rivlerësit ishte bërë me përparësi për shkak të pozicionit të Zaganjorit si kryetar i Gjykatës së Lartë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI