Flash

Memaliaj, qëllohen me thikë babë e bir, pranga 26-vjeçarit

Lapsi.al 24 July 2018
Memaliaj, qëllohen me thikë babë e bir, pranga 26-vjeçarit

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri nga Mallakastra. Ai është Bledar Salaj, 26 vjeç, banues në Drizdar – Mallakastër. Ky shtetas dyshohet se rreth orës 16: 30, në kullotat e fshatit ” Buzkalemaj”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit A.M 50 vjeç dhe K.M, 20 vjeç,(babë e bir), banues në Memaliaj, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë porsa ka marrë informacionin, nga forcat policore është organizuar puna operacionale dhe në kohë rekord është kapur në pyllin e fshatit ” Buzkalemaj” autori i ngjarjes.

Kjo ndërhyrje në kohë rekord e policisë , ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti të mëtejshëm mes të afërmve të palëve, pasi autori kishte ardhur nga Fshati Drizar i Mallakastrës me bagëti në kullotat e fshatit Buzkalemaj.

Të këshilluara

Digjen dy punonjës të OSHEE në Vlorë

Dy punonjës të OSHEE-së në qytetin e Vlorës janë plagosur nga djegie të rënda gjatë punës. Mësohet se dy punëtorët ishin duke punuar për të riparuar një defe...

18:50

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI