Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Në Greqi kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Tsipras

Lapsi.al 24 July 2018
Në Greqi kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Tsipras

Tragjedia nga zjarri që përfshiu rrethinat e Athinës mund të shkaktojë zhvillime brenda qeverisë së kryeministrit Aleksis Tsipras. Që një ditë pas tragjedisë, mediat kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe të disa ministrave.

Në një editorial të gjatë të së përditshmes greke “Zougla.gr” thuhet se tragjedia që ndodhi në Atikën lindore mund të regjistrohet si më e madhja e dekadave të fundit të shkaktuara nga zjarri. “Për fat të keq, gjithçka tregon se madhësia e kësaj tragjedie do të kapërcejë ato të zjarrit të vitit 2007 në Ilia. Shumë janë ata që kanë frikë se numri i vdekjeve do të jetë edhe më i lartë se numrat që shpallen gradualisht” – thuhet në artikull.

Artikulli thotë se ishte i pakuptueshëm kaosi i krijuar pas zjarrit kur forcat e emergjencës nuk kishin asnjë plan të përgatitur që më herët për raste të tilla.

“Pa asnjë plan emergjence, drejtuesit lokalë që e njohin terrenin nuk përcaktuan fusha të përqendrimit të njerëzve në nevojë. Ata u lanë në fatin e tyre. Ka dëshmi të qytetarëve që përshkruajnë shpëtimin e tyre, të varej tërësisht nga fati. Ata e gjetën veten para njerëzve që njihnin terrenin dhe i orientuan drejt detit. Të tjerë, të huaj që nuk e dinin rrugën, humbën jetën”- thuhet në shkrim.

“Me sa duket kushtet e motit kanë ndihmuar zjarrin. Natyrisht era ishte shumë e fortë. Dendësia e pemëve të pishës në Mati kanë punuar në intensifikimin e flakëve. Të gjitha këto janë të kuptueshme, por e gjithë kjo situatë është absolutisht e njohur që më herët.

Po flasim për Mbrojtjen Civile dhe Planifikimin e Emergjencave. Po flasim për planet që kanë ose duhet të jenë studiuar dhe zbatuar në mënyrë që në situata të tilla të ketë humbje sa më të vogla të mundshme të jetëve njerëzore.

Ne nuk po flasim për një zjarr në një zonë pak të populluar. Ne po flasim për një zjarr që goditi një pjesë urbane përgjatë plazhit lindor të Attica.

Ka ministra kompetentë që merren me portofolet përkatëse që u janë besuar atyre nga Kryeministri. Kreu politik i Ministrisë së Brendshme, mbikëqyrësit politikë dhe Zv.Ministri i Rendit Publik, shefi i Mbrojtjes Civile.

Sikur kreu i Mbrojtjes Civile të ishte një politikan japonez, ai do të kërkonte vetë tashmë të jepte dorëheqjen. Ai do të kërkonte falje përpara qytetarëve nga televizioni dhe do të zhdukej. Ndoshta karriera e tij politike do të mbaronte. E njëjta gjë do të ishte ndoshta edhe në Britaninë e Madhe ose në Francë. Ministrat në fjalë do të kishin dhënë dorëheqjen. Pavarësisht nëse do të ishte pranuar ose jo.

Po flasim për vende të tjera, kultura të tjera dhe qytetërime të tjera, por ekziston një emërues i përbashkët. Respekti për qytetarin. Veçanërisht kur bëhet fjalë për shumë qytetarë të vdekur.

Në vendin tonë gjërat janë të ndryshme. Kreu i emergjencave mund ta mendojë ndryshe. E drejta e tij. Po Kryeministri? Ai duhet të pyesë se si shoqëria po mendon për të? A nuk e kupton ai se në një moment, politika duhet të tregojë shenja të virtytit dhe guximit?” – thuhet ndër të tjera në shkrimin e Zougla.gr. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Si nisi zjarri shfarosës i Athinës

Mbi 76 persona kanë humbur jetën nga zjarri i nisur një ditë më parë në Athinë, rreth 167 kanë mbetur të lënduar e disa të tjerë janë zhdukur. 23 nga viktimat j...

22:49

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI