Flash

Profesor Përparim Kabo: Pas Llallës do sekuestrohen pronat e një ish-ministri

Lapsi.al 24 July 2018
Profesor Përparim Kabo: Pas Llallës do sekuestrohen pronat e një

Profesori Përparim Kabo ka bërë një paralajmërim të fortë pasi Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kabo ka pohuar se një tjetër ish-ministri do i merren pronat në fushën e Korçës.

“Prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla i sekuestrohen toka…nisi furtuna ku do ti shpini tokat more të mjerë, prokurorë, gjyqtarë, ministra, ish ministra, deputetë…me një fjalë Ju GREPSA…

Jo po unë nuk i nënshtrohem Vettingut tha Llalla…dhe çështja u mbyll në gjykatë…dhe menduan se mbaroi…kush vodhi vodhi dhe asgjë nuk do i ndodhi…sa mendje lehtë…

Ja pas ca ditësh kur të dëgjoni për tokat në fushën e Korçës prona të një ish ministri…do zbresi dhe ai nga kali…mjaft e mendoi se nuk do i ndodhi gjë…

Shiu erdhi, tërmeti e shkundi…

Vetingu dhe sekuestrimet e burgosjet do e pastrojnë vendin…

Eh të kishte një soft të shikonim si sillen në shtëpitë e tyre ..më kujtojnë Gopsekun…dhe karrocën e Molierit…

Erdhi dita njerëz…!” - shkruan profesori.

Të këshilluara

Digjen dy punonjës të OSHEE në Vlorë

Dy punonjës të OSHEE-së në qytetin e Vlorës janë plagosur nga djegie të rënda gjatë punës. Mësohet se dy punëtorët ishin duke punuar për të riparuar një defe...

18:50

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI