Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Dështimi me shkollën e Magjistraturës, BE kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Lapsi.al 25 July 2018
Dështimi me shkollën e Magjistraturës, BE kërkon seancë

Delegacioni i BE në Shqipëri thotë se ngërci i krijuar me ligjin për shkollën e Magjistraturës duhet të zgjidhet me anë të një seance të jashtëzakonshme, ose me përparësi në muajin shtator. BE bën thirrje politikë shqiptare për tejkalimin e kësaj situate.

"BE-ja i bën thirrje partive politike të tejkalojnë bllokimet dhe të amendojnë Ligjin, ose në një seancë të jashtëzakonshme, ose me përparësi kur Kuvendi të mblidhet përsëri në shtator", thuhet në reagimin e BE për Ora News.

Delegacioni i BE sqaron gjithashtu se formimi i gjykatësve dhe prokurorëve të rinj është më i rëndësishëm se kurrë, ndërsa shprehu keqardhje që partitë politike në Shqipëri nuk arrijnë marrëveshje lidhur me ndryshimet e nevojshme në Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

"Formimi i gjykatësve dhe prokurorëve të rinj është më i rëndësishëm se kurrë, kur marrim parasysh se si pasojë e procesit të vettingut, një numër i caktuar gjykatësish dhe prokurorësh po shkarkohen nga detyra dhe duhet të zëvendësohen. Shprehim keqardhje që partitë politike në Shqipëri nuk arrijnë marrëveshje lidhur me ndryshimet e nevojshme në Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, lidhur me rekrutimin e kandidatëve për formimin fillestar gjatë vitit akademik 2018-19", thuhet në reagim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI