Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

FOTO/ 26 vetë humbën jetën të përqafuar në oborrin e këtij restoranti

Lapsi.al 25 July 2018
FOTO/ 26 vetë humbën jetën të përqafuar në oborrin

Në një fushë afër tavernës (restorantit) Argyri Akti në Mati u shkrua kapitulli më i dhimbshëm i tragjedisë nga zjarret në Atikën Lindore.

Imazhet që të ofron një ditë pas tragjedisë janë tronditëse. Në këtë oborr që shikoni në foto dhe video u gjetën 26 trupa të pajetë.Nëna dhe baballarë me fëmijët e tyre në krahë në një përpjekje të dëshpëruar për t'i mbrojtur.

Ajo që lanë pas punëtorët e shpëtimit - dorezat dhe objektet e tjera - dëshmojnë për tmerrin që shpërtheu në zonë.

Tek tuk në tokën e mbuluar nga hiri të bien në sy ndonjë këpucë e mbetur nga viktimat që u dogjën të gjallë, ndërsa flakët nuk kanë kursyer as kafshët shtëpiake. Qenë të ngordhur shihen kudo.

26 të vdekurit që u gjetën në oborrin e restorantit kishin tentuar të shpëtonin, duke marrë makinat e tyre për t'iu drejtuar Athinës. Por ata u bllokuan nga flakët. Prandaj lanë makinat dhe lëvizën drejt detit.

Vendimi i tyre tingëllon llogjik, por në fakt vulosi vdekjen e tyre. Nga fusha ku u gjetën ka një rrugë që të çon në një shkëmb dhe prej aty në det.

Megjithatë, njerëzit e pafat, nuk e dinin atë ose nuk arritën t'i afroheshin asaj.

Ata e gjetën vetën të rrethuar nga flakët dhe përqafuan fëmijët e tyre duke qenë të vetëdijshëm se nuk do mund të shpëtonin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI