Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

FOTO/ Çfarë la pas zjarri apokaliptik në Athinë

Lapsi.al 25 July 2018
FOTO/ Çfarë la pas zjarri apokaliptik në Athinë

Me largimin e flakëve, niveli i shkatërrimit shfaqet para syve i plote: shumica e Matit, resorta e bukur bregdetare, e kthyer në epiqendrën e zjarreve më të rënda pyjore të Greqisë prej me shumë se një dekadë, nuk është më.

Ferri i flakëve e ka shndërruar në vend të pajetë me rrugët mbushura nga hiri e ndërtesa të rrënuara e të nxira, dëshmi e tmerrit që përjetoi komuniteti i atjeshëm pasditen e së hënës.

Erërat e fuqishme ndihmuan flakët të avanconin deri në atë pikë sa muri i zjarrtë të rrethonte fshatin pa i lënë njerëzve rrugë shpëtimi. 80 është bilanci i vdekjeve, por me skuadrat që po shkojnë derë më derë në kërkim të trupave, nuk është çudi që ai të rritet akoma më shumë.

Ai që shumë shpresuan të kthehej në rrugën e shpëtimit nga flakët dhe tymi, në fakt u kthye në rrugë vdekje: shumë trupa të pajetë u gjetën në plazhe e disa edhe në ujë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI