Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Gjyqtari Ardian Dvorani u konfirmua në detyrë, reagon PD: Vettingu po i shërben vetëm Ramës

Lapsi.al 25 July 2018
Gjyqtari Ardian Dvorani u konfirmua në detyrë, reagon PD: Vettingu po

PD deklaron se konfirmimi në detyrë i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani është vula për të konkluduar se procesi i vetingut është fals.

Në një prononcim nga selia, paraditen e sotme, deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi se PD e konsideron lajm të keq konfirmimin në detyrë të atij që e quajti "shërbëtor i Edi Ramës" dhe "mik i Fatmir Xhafës"

"Organi i vetingut nuk po  i shërben drejtësisë por Ramës" nënvizoi Alibeaj duke shtuar se PD e paralajmëroi "vendimin politik" për Ardian Dvoranin

Kjo është hera e dytë që me dalje publike PD akuzon Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se po zbaton standarde të dyfishta për gjyqtarët dhe prokurorët që i shërbëjnë Edi Ramës. PD i referohet rastit te gjyqtarit Ardian Dvorani.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI