Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Lushnje, tentohet të vritet 29-vjeçari. Policia arreston një person

Lapsi.al 25 July 2018
Lushnje, tentohet të vritet 29-vjeçari. Policia arreston një

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e djeshme në Lushnje. Policia thotë se shtetasi me inicialet S.Xh, 26 vjeç nga Lushnja, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë bashkëqytetarin e tij, shtetasin A.Ç, 29 vjeç.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, 29-vjeçari ishte duke lëvizur me automjetin e tij tip “Peugeot”, dhe fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.

Në pranga është vënë shtetasi I.Xh 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet, ndërsa po punohët për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi zyrtar

Në datën 24.07.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për shtetasin S.Xh, 26 vjeç, banues në Lushnje, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin A.Ç, 29 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me automjetin e tij tip "Peugeot". Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi I.Xh, 60 vjeç, banues në Lushnje pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet. Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nenet 76, 22, 278 dhe 301 të Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI