Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Procesi i Vettingut, flet ministrja Gjonaj: Nuk ka kthim pas, opozita e mirëpritur për të bashkëpunuar

Lapsi.al 25 July 2018
Procesi i Vettingut, flet ministrja Gjonaj: Nuk ka kthim pas, opozita e

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur akuzave të PD duke thënë se vettingu po funksionon dhe se po pastrohet drejtësia. Përmes një deklarate për mediat, Gjonaj u shpreh se opozita nuk e do vettingun, por procesi nuk ka kthim mbrapa. Ministrja i bëri thirrje opozitës për të bashkëpunuar.

“Vettingu po funksionin  dhe po pastrohet drejtësia. Vettnigu po kthen shpresën e publikut se dhe ne Shqipëri mund të ketë drejtësi. Sot jemi të gjithë dëshmitarë për progresin e vettingut. Opozita akuzon qeverinë dhe kryeministrin për kapje të drejtësisë. Po si po e kap qeveria drejtësinë? Që opozita nuk e donte vettingun kjo dihej botërisht. Që opozita kërkon me dëshpërim dhe shkatërrimin e këtij kuadri ligjor kjo është çdo ditë dhe më e qartë. Kthim mbrapa të këtij procesi nuk mund të ketë dhe shantazhet për të kthyer procesin mbrapa nuk mund të funksionojnë. Kërkojmë bashkëpunimin e opozitës për këtë proces” - tha Gjonaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI