Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Tragjedia në Athinë, shkon në 6 numri i shqiptarëve të plagosur

Lapsi.al 25 July 2018
Tragjedia në Athinë, shkon në 6 numri i shqiptarëve të

Ka shkuar në 6 numri i të plagosurve shqiptarë nga zjarret në Athinë. Përfaqësues të ambasadës shqiptare në Athinë sot ka vizituar zonat e prekura nga zjarret dhe kanë konstatuar se në zonën e Matit janë plagosur lehtë dy shqiptarë, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

"Përsa i përket pjesës tjetër të komunitetit raportohet se janë djegur banesat ku jetonin disa prej tyre, si dhe disa automjete personale. Banorët e prekur janë transferuar përkohësisht në një kamp pushimi të zonës i cili është kthyer në strehë banimi të përkohshme", thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Po ashtu sot u identifikua një tjetër shqiptar i plagosur që i përket minoritetet grek. Ambasada thotë se ai jetonte në zonën Rafinës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos.

Ndërkohë, tre të plagosurit e tjerë të cilët u konfirmuan një ditë më parë janë një grua nga Berati dhe dy fëmijë nga Fieri nga e njëjta familje, 10 dhe 13 vjeç.

Për zonat e tjera të prekura më së shumti nga zjarri, si Kokkino Limanaki dhe Ano Voutsa, Ambasada vazhdon të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet greke për të marrë informacione në vijim.

Ambasada shqiptare thotë së është në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke.

Ndërsa për të gjithë shqiptarët që janë prekur nga zjarret ambasada ka vënë në dispozicion në nr. +306941658183.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI