Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

VIDEO/ Arrest me burg për dy kushërinjtë që grabitën karburantin në Fier, Anna u ngre gishtin e mesit mediave

Lapsi.al 25 July 2018
VIDEO/ Arrest me burg për dy kushërinjtë që grabitën

Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest me burg” për Anna Malaj dhe Emiljano Grembi, dy autorët e grabitjes së karburantit në Levan dhe tentativës për grabitje të dy karburanteve të tjerë në Fier e Mallakastër.

Sipas avokatit dy të akuzuarit kanë shprehur pendesë për veprimin e tyre. Megjithatë të dy, Anna dhe Emiljano e kanë pranuar se kanë qenë autorët e grabitjes së karburantit me datë 2 korrik.

Ndërsa për grabitjet e tjera i kanë tentuar se kishin nevojë për para, janë shprehur ata. 31-vjeçarja Anna Malaj ka pohuar se ka dy fëmijë të mitur për të rritur e vetme dhe se është në gjendje të vështirë ekonomike.

Pas daljes nga seanca Anna ka bërë një gjest fyes para mediave duke treguar gishtin e mesit.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/07/Grabitën-karburantin-në-Levan-dy-kushërinjtë-e-pranojnë-në-gjyq.-Gjesti-i-dyshimtë-i-Annës-video.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI