Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Indeksi, 20 mijë shqiptarë në ‘skllavëri moderne’

Lapsi.al 26 July 2018
Indeksi, 20 mijë shqiptarë në ‘skllavëri

Sipas indeksit të Skllavërisë Moderne 2018, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara, për prevalencën e skllavërisë, që përfshin trafikimin e njerëzve, punën e detyrueshme, martesën e detyruar, apo shitjen dhe shfrytëzimin e fëmijëve.

Shqipëria ka një vulnerabilitet ndaj skllavërisë moderne 45.2 nga 100 për të qenë pjesë e një skllavërie të tillë, ndërsa të dhënat e tjera sugjerojnë se 20 mijë njerëz përllogariten që të vuajnë një formë skllavërie moderne në vendin tonë. Në raport me numrin e popullsisë, mendohet se është 6.87 njerëz nga 1000 banorë.

Skllavëria moderne është një krim i ndërlikuar dhe shpesh i fshehur, që kalon kufijtë, sektorët dhe juridiksionet. Fondacioni Walk Free, përpiluesi i raportit me Gallup, beson se është e nevojshme një qasje e fortë dhe e shumanshme për t’i dhënë fund skllavërisë moderne. Kjo përfshin ndërtimin e një baze të fuqishme të njohurive, për të informuar, duke nxitur ndryshimet legjislative në vendet kyçe dhe duke shfrytëzuar fuqinë e bizneseve. Përmes një kombinimi të zbatimit të drejtpërdrejtë, angazhimit të komunitetit në bazë, dhe duke punuar në partneritet me bizneset, akademikët, OJQ-të dhe qeveritë në mbarë botën; Fondacioni Walk Free beson se mund t’i jepet fund skllavërisë moderne.

Ndërsa ndaj problematikës së adresuar nga Fondacioni, qeveria shqiptare është përgjigjur:

– Mbikëqyrësit e formave të skllavërisë kanë identifikuar personat që janë pjesë të skemave të tilla dhe po vijojmë me mbështetjen për të bërë të mundur daljen nga kjo skemë

-Mekanizmat e drejtësisë kriminale funksionojnë në mënyrë efektive për të parandaluar skllavërinë moderne

– Koordinimi ndodh në nivel kombëtar dhe rajonal

– Faktorët e rrezikut, të tilla si qëndrimet, sistemet shoqërore dhe institucionet që mundësojnë skllavërinë moderne, janë adresuar

– Qeveria dhe biznesi kanë ndaluar furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga puna e detyruar

Fondacioni Walk Free po nxit të gjitha ekonomitë kryesore globale të nxjerrin ligje për të siguruar që të ndërmerren hapa proaktiv për heqjen e skllavërisë moderne nga zinxhirët e tyre të furnizimit. Indeksi Global i Skllavërisë i Fondacionit Walk Free ka zhvilluar hulumtime udhëheqëse botërore për të siguruar matjen e madhësisë dhe shkallës së skllavërisë moderne, si dhe për të vlerësuar vulnerabilitetin në nivel vendi dhe përgjigjet qeveritare. Së bashku me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Walk Free Foundation krijoi Vlerësimet e Përbashkëta Globale të Skllavërisë Moderne.

Indeksi Global i Skllavërisë mbulon 167 shtete. Krahas të dhënave të nivelit të vendit mbi skllavërinë moderne, Indeksi Global i Skllavërisë 2018 përfshin studime mbi vendet specifike. Çdo studim i vendit përfshin të dhëna mbi risqet e punës së detyruar, si dhe informacion mbi deklaratat që prodhohen sipas Aktit të Skllavërisë Moderne. Studimet përfundojnë me një sërë rekomandimesh të politikave./ Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI