Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Lirohet nga paraburgimi Dashamir Xhika, u arrestua për abuzime me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan

Lapsi.al 26 July 2018
Lirohet nga paraburgimi Dashamir Xhika, u arrestua për abuzime me fondet e

Lirohet nga paraburgimi Dashamir Xhika. Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshoi sot masën e sigurisë për ish drejtorin e Autoritetit Rrugor nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie". Xhika u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 së bashku me 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku.

Arrestimet u kryen pas hetimeve të nisura nga prokuroria e Elbasanit më 11 prill 2017 për veprat penale "vjedhje dhe shpërdorim detyre". Ndërkohë në dhjetor 2017, Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri paditi në prokurori, Damian Gjiknuri për shkelje në zbatimin e kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Atëherë u mësua se dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet kap vlerën e 53 milionë e 983 dollarë ndërsa është konstatuar edhe shkelje e disiplinën financiare në vlerën e 16 milionë e 177 dollarë. Dashamir Xhika ka drejtuar këtë sektor nga viti 2013 deri në shtator 2017.

Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe Albens Alite, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë ndodhen në "arrest me burg" që prej momentit të arestimit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI