Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Bashkim Dedja do ti kthehet vetingut, nuk bindi ekspertët e huaj

Lapsi.al 26 July 2018
Bashkim Dedja do ti kthehet vetingut, nuk bindi ekspertët e huaj

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, pasi mori në konsideratë rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sipas ONM, Dedja nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Gjyqtari Bashkim Dedja i cili kaloi vettingun, do ti duhet që të përballet dhe me Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Njoftimi i plotë: 

Sot, më datë 26.7.2018, Komisioneri Publik, në ushtrim të funksionit të tij kushtetues, depozitoi pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ankimin ndaj vendimit nr. 24, datë 13.6.2018, për subjektin e rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 24, datë 13.6.2018, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI