Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Procesi i Vettingut/ PD akuza për KPK-në: Konfirmoi gjyqtarin, me urdhër të Edi Ramës

Lapsi.al 26 July 2018
Procesi i Vettingut/ PD akuza për KPK-në: Konfirmoi gjyqtarin, me

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj doli sërish mesditën e sotme në një konferencë për shtyp, ku denoncoi procesin e vettingut. Ai e cilësoi këtë si një farsë të orkestruar nga Edi Rama, për të kapur sistemin e drejtësisë, ndërsa solli rastin e një gjyqtari të papërshtatshëm, sipas Alibeajt, që kaloi Vettingun me urdhër të kryeministrit.

“Meqë qeveria hesht për vendimet arbitrare të komisionit të vettingut, Partia Demokratike po sjell sot një denoncim, se si ky organ po minon procesin, për të vënë drejtësinë në duart e Edi Ramës. Ilir Toska, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë, kaloi vettingun në muajin qershor, ndonëse DSIK kishte dorëzuar pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit një raport, që e cilësonte si të papërshtatshëm këtë gjyqtar, për të vijuar karrierën në drejtësi. Sipas raportit të DSIK, Toska ka marrë apra në prani të një zyrtari të Ministrisë së Brendshme, për të mos dhënë një masë disiplinore ndaj një gjyqtari. Gjithsesi, Ilir Toska e kaloi me sukses Vettingun, pasi është kandidat i Edi Ramës, për Këshillin e Lartë Gjyqësor”, deklaroi Alibeaj.

Ilir Toska kaloi vettingun në muajin qershor, ndërsa gjatë seancës dëgjimore, relatori i KPK-së evidentoi shkresën e DSIK, që e cilësonte gjyqtarin si të papërshtatshëm, por tha se raporti ishte i paprovuar, ndaj edhe nuk e mori parasysh gjatë procesit.

Kjo përbëri edhe rastin e parë kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nuk mori për bazë raportin e ardhur nga Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara (DSIK).

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI