Flash

Studimi për luleshtrydhet, ulin me 40% rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Lapsi.al 26 July 2018
Studimi për luleshtrydhet, ulin me 40% rrezikun e sëmundjeve të

Konsumimi i vetëm një grusht luleshtrydhe në ditë mund të ulë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 40%, sugjeron një studim i ri. Pas një analize që iu është bërë 25 studimeve të mëparshme, shkencëtarët zbuluan se, antioksiduesit e njohur si antocianina, që i japin këtij fruti ngjyrën e kuqe, ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës duke mbrojtur arteriet, ulur tensionin e gjakut dhe inflamacionin.

Gati 16% e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës në vendet në zhvillim shkaktohen nga konsumimi i pakët i frutave, thonë shkencëtarët britanikë.

Rreth 1 në 4 vdekje në Britani dhe SHBA shkaktohen nga sëmundjet e zemrës. Studime të mëparshme kanë sugjeruar se dieta e varfër është një nga shkaqet e fatkeqësive të tilla në të gjithë botën, shkruan “shëndeti”.

Shkencëtarët nga Universiteti i Anglisë Lindore analizuan të dhënat e studimeve të kryera në lidhje me rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe marrjes së antocianinës. Rezultate sugjerojnë gjithashtu se vetëm 1 deri 2 racione me boronica, mjedra ose luleshtrydhe çdo ditë sigurojnë mjaftueshëm antocianinë për uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Efektet e antocianinës janë më të dukshme tek të rinjtë se të moshuarit, thuhet në studimin e publikuar tek revista “Molecular Aspects of Medicine”.

Të këshilluara

Prodhohet birra e parë me kanabis

Për herë të parë është krijuar birra me kanabis në Kanada, vetëm për të ofruar një pije të re alkoolike. Kompania ‘Province Brands’, e bazuar në Toronto ...

19:35

Si ti largoni puçrrat

Ato janë një inflamacion i lëkurës në të cilën gjëndra e yndyrës infektohen me baktere, fryhen dhe mbushen me qelb. Zakonisht përhapen në fytyrë, qafë, shpinë ...

13:55

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI