Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Vettingu ndalet në gusht, gjyqtarët shijojnë të qetë pushimet

Lapsi.al 26 July 2018
Vettingu ndalet në gusht, gjyqtarët shijojnë të qetë

Në një kohë që procesi i Vettingut ka “turbulluar” jo pak qetësinë e gjyqtarëve, muaji Gusht është muaj i tyre.

Në këtë periudhë ata konsumojnë lejen vjetore, gjatë së cilës nuk ka seanca shqyrtimi në themel për çështjet civile apo penale.

Për këtë shkak të lejes së zakonshme të gjyqtarëve, bazuar në një urdhër të kryegjyqtares së kryeqytetit, Enkeledi Hajro, në Gusht ndërpritet edhe procesi i hedhjes së çështjeve në short.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të lejeve vjetore të vitit 2018 nga ana e stafit adsministrativ dhe gjyqatrëve gjithashtu ka ndërprerë shortin duke filluar nga data 23 Korrik, gjë e cila do të vazhdojë deri në datë 30 Gusht”.

Por cilat janë kërkesat që do të shqyrtohen edhe gjatë muajit Gusht?

“Vetëm kërkesa urgjente përkatësisht në Dhomën Penale do të shqyrtohen masat e sigurimit, pra hetimet dhe seancat paraprake, përfshi këtu zëvendësimet, revokimet për shuarjet e masave, masat për të miturit, shtrimet e detyruara në spital si dhe përjashtimet e gjyqtarëve. Po ashtu, Dhoma Civile, referuar një grafiku do të shqyrtojë urdhrat e mjeëhershëm të mbrojtjes dhe masat e sigurimit të padive nga gjyqtarët e seksionit tregtar dhe civil”.

Pushimet e gjyqtarëve dhe moszhvillimi i gjykimeve në themel nuk do të cënojnë veprimet për të cilat qytetarët paraqiten në sekretaritë pranë gjykatës.

“Puna do të vazhdojë normalisht si me paraqitjen e dokumentevm provave, si me paraqitjen e ankimeve. Për shkak të kufizimeve kohore do të regjistrohen, por do të hidhet shorti për çështjet civile dhe penale”./abcnews

Të këshilluara

Ka sërish lajme të këqija nga moti

Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri raporton se moti këtë pasdite do të jetë me reshje në thuajse të gjithë territorin e repulikës.  Në informacionin e dhënë ...

19:12

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI