Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

VIDEO/ Lehtësohen procedurat për punë në Gjermani, në vjeshtë ndryshon ligji

Lapsi.al 26 July 2018
VIDEO/ Lehtësohen procedurat për punë në Gjermani, në

Në vjeshtën e këtij viti, në Gjermani pritet të ndryshojë ligji sa i përket marrjes se lejeve të punës dhe lejeve të qëndrimit të përhershëm në shtetin gjerman.

Duke parë kërkesa të shumta për fuqinë punëtore, Ministri gjerman i Punës Hubertus Heil nga partia Social Demokrate, në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung”, ai foli për një vizë të kufizuar në kohë.

“Mund të përfytyroj, që fuqi punëtore nga jashtë të vijë për një gjysmë viti në Gjermani dhe të kërkojë punë këtu. Nëse nuk ia dalin dot të gjejnë punë, atëherë ata duhet të kthehen sërish në vendin e tyre pas përfundimit të afatit. Synimi është të kemi, sa më pak procese burokratike, për ata që kërkojnë punë”, deklaroi Ministri gjerman i Punës Hubertus Heil, për “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung”, përcjellë “Bota sot”

Por çfarë pritet të ndryshojë sa i përket asaj që ka paralajmëruar ministri gjerman?

DW, ka kontaktuar entin për punësim në Gjermani, dhe në një linjë direkte për emisionin e mëngjesit në televizionin publik të Kosovës, ka zbuluar detajet se si do të jetë procedura e pajisjes me vizë pas ndryshimit të ligjit.

Për të mësuar më shumë, shikojeni videon:

https://www.facebook.com/MediatShqiptareOnline/videos/1955041051221212/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI