Flash

Basha: Neveri kur lexova peticionin e aktorëve për shembjen e teatrit

Lapsi.al 27 July 2018
Basha: Neveri kur lexova peticionin e aktorëve për shembjen e teatrit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët foli për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe tpër peticionin që bënë disa artistë që të ndërtohet godina e re. Basha tha se ndjen neveri për peticionin në fjalë si dhe për faktin që Rama arriti t’i mashtronte artistët.

“Mashtrimi që iu është bërë artistëve për teatrin e ri është mashtrim total, pasi afera ka të bëjë me ndërtimin e kullave. Në këto 5 vite Edi Rama ka shpenzuar për perde dhe për kolltuqe, sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtar. Pasi këto i ka shpenzuar për gjërat e luksit. Kur para se qeveria dhe bashkia të zbatoheshin nga Rama dhe velina e tij në Bashki, ekzistonte Bulevardi i ri, dhe jo që ti merrte Sadri Abazi dhe Hakmarrja për Drejtësi dhe bandat e tjera. Por do kishte një shesh dhe të artit dhe kulturës. Pra mundësitë eksitonin. Siç është edhe piramida, që është jashtë funksionit. Teatri nuk ndërtohet duke shkatërruar një pjesë të Tiranës. Kur lexova të ashtuquajturin peticion ndjeva neveri që Rama ia ka dalë të mashtroj artistët. Tirana tashmë quhet Ti-Rama”, tha Basha.

Një grup artistësh, mes të cilëve Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Arben Derhemi, regjisori Spiro Duni, aktorët Artan Imami, Sotiraq Bratko, Zamira Kita e shumë të tjerë, i janë drejtuar dje me një peticion Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe krerëve më të lartë të shtetit në vend, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, ku i kërkojnë të dekretojë ligjin që i hap rrugë shembjes së teatrit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI