Flash

Gjykata lë në burg të 'fortin' e Shkodrës, Lulzim Kulla

Lapsi.al 27 July 2018
Gjykata lë në burg të 'fortin' e Shkodrës, Lulzim

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokaster ka vendosur që të lerë në burg Lulzim Kullën, të njohur si i ‘forti’ i Shkodrës. Ai u arrestua pak ditë më parë në Kakavijë, pasi tentoi që të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar. Ai tentoi të kalonte drejt Greqisë me një identitet të ri me emrin Alfons Deda. Kulla po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip "Audi" dhe nuk bëri rezistencë gjatë momentit të ndalimit.

Ndërkohë që sot avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë, pasi sipas tij, Kulla e kishte marrë në mënyrë të pavullnetshme pasaportën false, por prokurori Arben Pasho i ka nxjerrë një dënim me 12 vite burg Kullës në Breshia të Italisë për trafik droge dhe krijim të organizatave kriminale. Sipas informacioneve nga policia, ai rezulton se ka vuajtur vetëm 3 vite burg në Itali, ndërsa ishte në kërkim nga shteti fqinj.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI