Flash

Konsumojnë sufllaqe në zonën e ish-Bllokut, 11 persona përfundojnë në spital

Lapsi.al 27 July 2018
Konsumojnë sufllaqe në zonën e ish-Bllokut, 11 persona

Konsumuan sufllaqe në një fast-food në zonën e “ish-Bllokut”, por më pas përfunduan në spitalin infektiv në QSUT. Bëhet fjalë për 11 pacientë, të cilët u paraqitën mbrëmjen e djeshme në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive me të vjella, diarre dhe temperaturë.

Sipas shefit të SHSI, Pëllumb Pipero, pacientët që i drejtohen infektivit janë të shumtë. Ai tha se çdo ditë në këtë spital mbërrijnë mbi 100 raste, ndërkohë që helmimet nga ushqimi zënë pjesën më të madhe të pacientëve që paraqiten .

“Në rastin e mbrëmshëm ishin 10-12 qytetarë që kanë ngrënë ushqim në një lokal, kanë konsumuar të gjithë sufllaqe me mish dhe të gjithë kanë patur çrregullime gastrointenstinale, të cilat nënkuptojnë të përziera, të vjella, diarre dhe temperaturë”.

Sipas mjekut infeksionist, pacientët kanë qëndruar 3-4 orë nën vëzhgimin e mjekëve dhe pasi kanë marrë shërbimin mjekësor janë larguar.

Klan Plus është drejtuar pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik të Tiranës për rastin në fjalë, ku sipas specialistëve, është ngritur grupi i punës për të kryer hetimet dhe se janë bërë analizat e ushqimeve, si dhe të punonjësve.

“Pranë një lokali, ku kemi marrë denoncimin, ka shkuar një grup për të marrë monstrat ushqimore, të ujit dhe kampionët e feçeve për personelin, i cili punon në atë lokal. Mendoj se nga dita e hënë do të dalin edhe rezultatet e para”, tregoi shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë, Ermelinda Musai.

Nëse do të konfirmohet helmimi nga ushqimi, për subjektin do të merrn masat që parashikohen në ligj, që nis me gjobë deri në mbyllje të aktivitetit. /Klan Plus

Të këshilluara

FOTO/ Si u duk eklipsi i Hënës nga Tirana

Zgjati rreth 2 orë eklipsi më i gjatë i “Hënës së përgjakur” për këtë shekull. Gjatë eklipsit total, sateliti natyror i Tokës u mbulua nga një hije e kuqe. ...

22:39

“Lufta” shtyhet për në shtator

Nga Astrit Patozi Ilir Meta bëri mirë që e ktheu ligjin për teatrin. Nuk po i futem arsyeve kushtetuese dhe juridike, por në finale, kjo qeveri ka nevojë që ...

21:32

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI